Connect with us

Bota

Lufta/ NATO trajnon pilotët ukrainas

NATO është shprehur se trajnimi i pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë të prodhimit amerikan, F-16, nuk e bën atë pjesë të konfliktit.

Madje e justifikuan Ukrainën duke thënë se Ukraina duhet të vetëmbrohet dhe NATO do ta ndihmojë që ta zbatojë këtë të drejtë.Stoltenberg e vlerësoi si hap shumë të rëndësishëm nisjen e trajnimit të pilotëve, që do të na mundësojë dërgimin e avionëve në një fazë të ardhshme.

Shefi i aleancës ushtarake porositi se Perëndimi nuk do të zmpraset para Rusisë, duke shtuar se një vendim i tillë “dërgon një sinjal shumë të qartë se ne jemi këtu për periudhë afatgjatë dhe Rusia nuk mund të llogarisë se ne do të largohemi.

Ndërkaq, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, mirëpriti vendimin e Shteteve të Bashkuara për të lejuar trajnimin e pilotëve ukrainas për përdorimin e avionëve F-16.Ai tha se një vendim i tillë ka krijuar në momentum që do të shpije te dërgimi i këtyre avionëve në fushëbetejat në Ukrainë.

Borrell tha se gjithmonë ka ngurrim në fillim për vendime të mëdha, duke marrë shembull debatin e gjatë për dërgimin e tankeve luftarake Leopard në Ukrainë.

Borrell shtoi se trajnimi i pilotëve ukrainas veçse ka nisur në Poloni dhe në disa shtete të tjera, edhe pse Varshava nuk konfirmoi këtë lajm. Holanda dhe Danimarka janë në mesin e shteteve që kanë planifikuar të ofrojnë trajnime të tilla për pilotët ukrainas.

Megjithatë, ende nuk ka një vendim për dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë, por vetëm trajnimi disamujor i pilotëve.

Advertisement