Connect with us

Bota

Lufta në Lindjen e Mesme, Hamasi paralajmëron: Nuk do të lirojmë asnjë peng deri sa…

Hamasi ka deklaruar së fundmi se nuk do të lirojë asnjë nga pengjet izraelite, nëse Izraeli nuk ndalon tërësisht sulmet ushtarake në Gaza.

“Nuk do të ketë marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve apo negociata që zhvillohen nën sulmet e Izraelit”, ka theksuar grupi palestinez.

Po ashtu, organizata e militantëve komentoi edhe teoritë për menaxhimin dhe rimëkëmbjen e Gazës pas përfundimit të luftës, duke deklaruar se kjo është një “çështje e brendshme dhe vendoset vetëm nga një lidership palestinez që përfaqëson të gjithë popullin”.

Advertisement