Bota
Lufta në Lindjen e Mesme/ Netanyahu i prerë: Do të ketë një betejë të gjatë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të zgjerojë ofensivën e tij tokësore në Gaza në ditët në vijim, pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare për të ndalur luftimet.
Netanyahu theksoi se lufta “nuk është afër përfundimit”. Ai foli pasi u kthye nga një vizitë pranë ushtarëve që luftonin brenda Gazës.
“Ne nuk po ndalemi. Ne po vazhdojmë të luftojmë dhe po e zgjerojmë luftën,” tha Netanyahu. “Do të ketë një betejë të gjatë dhe nuk është afër përfundimit”, theksoi ai.
Komentet vijnë pasi ministria e shëndetësisë e Gazës e udhëhequr nga Hamas tha se 20,674 njerëz janë vrarë dhe 54,536 janë plagosur në sulmet izraelite në Gaza që nga 7 tetori.