Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë/ Po afrohet PAQJA

Varreza të reja masive në Ukrainë – Putin Scholz-it” Bombardimet të pashmangshme

Një tjetër varr masiv në Ukrainë, afër Khersonit, teksa janë zhvarrosur trupat e gjashtë burrave dhe një vajze, viktima të ekzekutimit nga forcat pushtuese ruse. Kufomat kishin shenja torture, plagë me armë zjarri në kokë dhe krahët e lidhura pas shpine.

Ndërsa viktimat civile numërohen çdo ditë, diplomacia është në punë për të kërkuar një zgjidhje pa kompromis të konfliktit.

Në bisedën e tij të parë telefonike me kancelarin gjerman Olaf Scholz që nga shtatori, presidenti rus Vladimir Putin tha se bombardimet në infrastrukturën e Ukrainës janë të pashmangshme, një përgjigje edhe për shkak të mbështetjes ushtarake që NATO u ka dhënë ukrainasve. Sipas Putin, nëse lufta vazhdon ende dhe negociatat janë kaq larg, është pikërisht faji i mbështetjes perëndimore për Kievin, e cila inkurajon Presidentin Zelensky të refuzojë të ulet në tryezën e bisedimeve.

Nga ana e tij, kancelari Scholz u përgjigj se nuk mund të ketë zgjidhje diplomatike nëse Moska nuk i tërheq së pari trupat nga territori ukrainas, një qëndrim i përbashkët ky edhe me Shtetet e Bashkuara.

Advertisement