Connect with us

Politike

Lufta në Ukrainë/ Rama: Rusia po vë Europën në rrezik

Kryeministri Edi rama mban fjalimin në Këshillin e Sigurimit.

“Presidenti Zelensky jam mirënjohës për prezencën tuaj këtu. Fjalët e tua të forta përcjellin qartësisht së bashku dhe vendosmërinë tuaj kurajon. Ndërkohë që bota sot ka më shumë se nevojë se kurrë për ndjenjë të prehtë përgjegjësie për tu përballur me sfidat e shumëfishta me të cilat përballet planeti ynë, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje e thatësira, përfshi zjarre masive të paparashikuara ajo që dëshmojmë ndërkohë janë qëndrime gjithmonë e më tepër përcarëse e konfliktualitet në rritje mes dhe brenda shteteve.

Kush mund ta përfytyronte që në dekadën e tretë të shekulli XXI, një luftë shkatërrimtare e nisur nga një anëtar i përhershëm i ktij këshilli do ta vinte Europën në rrezik duke minuar në mënyrë mizore të gjitha parimet që i dhanë jetë OKB-së.

Një agresion i pajustifikuar dhe i paprovokuar ushtarak i një vendi të madh kundër një demokracie të re nuk do të dënohej menjëherë nga të gjithë kombet që mblidhen këtu.

Një agresion në zemër të Europës nuk mund të jetë vetëm problem i saj siç disa mendojnë. Cinikët mund të mendojnë se ky është një problem që i ka rënë për hise perëndimit duke menduar se është një lloj haku për diçka që mund të ketë ndodhur më përpara. Vërtet? Ju ftoj të gjithëve të mendoheni dy herë” Edi Rama

Advertisement