Bota
Lufta në Ukrainë/ Trump: S’kam ndërmend të dërgoj raketa Tomahawk
Donald Trump shuan shpresat për Kievin. Nuk ka ndërmend që t’i japë raketat e shumëkërkuara Tomahawk. Presidenti i SHBA u pyet nga një gazetar në bordin e Air Force One nëse po e shqyrtonte mundësinë e furnizimit të Kievit me raketat me rreze të gjatë veprimi, që Zelensky ka kërkuar, duke thënë: “Jo, jo tamam”. Ndërkohë, në një intervistë për CBS, presidenti i SHBA tha se do të gjejnë një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Mendoj se do ta bëjmë, po. Mendoj se [Presidenti rus Vladimir Putin] dëshiron vërtet të bëjë biznes me Shtetet e Bashkuara. Por funksionoi me Indinë, funksionoi me Pakistanin dhe funksionoi me 60% të këtyre vendeve”, tha ai.
Trump theksoi gjithashtu rolin e politikës së sanksioneve.
“Mendoj se po funksionon me Putinin. E kam trajtuar ndryshe sepse nuk bëjmë shumë biznes me Rusinë… Ai nuk është dikush që blen shumë nga ne, nga budallallëku. Dhe mendoj se do t’i pëlqente”, përfundoi ai.
Lajm në përditësim…