Connect with us

Bota

Lufta në Ukrainë/ Von der Leyen zbulon sa mld euro i ka dhënë BE-ja

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apeloi sot në Pragë që të vazhdojë ndihma e prekshme ditore për Ukrainën, të cilën, siç tha ajo, anëtarët e Bashkimit Evropian e kanë ndihmuar me një total prej 68 miliardë eurosh.

Pas bisedës me presidentin çek Petr Pavel, Von der Leyen tha se Komisioni Evropian nesër do të propozojë një ligj për prodhimin e municioneve.

“Presidenti Pavel u kthye nga Ukraina dhe më tha se municioni më i nevojshëm është tani”, tha presidentja e Komisionit Evropian.

Von der Leyen shtoi se propozimi për rregullore të reja përmban edhe një klauzolë financimi në shumën prej një miliard eurosh.

“Dorëzimi i municioneve është i një rëndësie kyçe për mbrojtjen e Ukrainës dhe një kundërsulm të mundshëm dhe kthimin e territoreve. Ne diskutuam gjithashtu anëtarësimin e Ukrainës në BE. Ne e dimë se nuk do të jetë e lehtë, por ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë atë për të kapërcyer sepse është në interesin tonë të zgjerojmë zonën e stabilitetit dhe sigurisë të përfaqësuar nga BE-ja”, tha presidenti çek.

Gjatë vizitës së shkurtër të presidentes së Komisionit Evropian në Pragë, sipas presidentit çek, është biseduar edhe për marrëdhëniet me Kinën.

“Është e qartë se kjo është një çështje rivaliteti. Kina dhe vendet demokratike nuk ndajnë të njëjtat vlera. Kina ka synime të tjera strategjike dhe ne duhet t’i shikojmë marrëdhëniet tona gjithashtu nga ky kënd”, tha Pavel.

Von der Leyen u takua edhe me kryeministrin çek Petr Fijal ku, përveç ndihmës për Ukrainën, tema kryesore ishte siguria energjetike.

Advertisement