Bota
Lufta në Ukrainë/ Zyrtari: Popullit tanë i është privuar e drejta e jetës
Granatimet ruse në qytetin jugor të vijës së frontit të Khersonit dhe territoret fqinje shkaktuan të paktën 17 vdekje dhe 26 të plagosur.
Lajmi është bërë i ditur nga komisioneri i Parlamentit të Ukrainës për të drejtat e njeriut, Dmytro Lubinets, përmes një postimi në Telegram.
“Këta janë civilë të cilëve a u është privuar e drejta themelore për jetën nga Rusia”, tha Lubinets. Sakaq ai akuzoi Rusinë për shënjestrimin e qëllimshëm të civilëve, duke thënë se “Vendi agresor po synon ndërtesat e banimit, dyqanet, ndalesat e transportit publik, hekurudhat me goditje me raketa precize. Këto janë krime për të cilat agresori duhet të dënohet! Ky është terrorizëm kundër popullatës civile!”