Connect with us

Bota

ME MESSIN NE KRAH, TRUMP KERCENON IRANIN

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka mirëpritur Inter Miamin me Leo Messin në Shtëpinë e Bardhë këtë të enjte.

Inter Miami u bë kampion i MLS në vitin 2025, prandaj është pritur nga Trump në Zyrën Ovale.

Gjatë këtij takimi, klubi i MLS-së solli një fanellë për Presidentin e Shteteve të Bashkuara, një trofe përkujtimor dhe kupën e kampionatit.

Pjesa më e habitshme e gjithë kësaj është se Trump, në mes të fjalimit të tij, me mbështetësit pas tij, vendosi të fliste dhe të reflektonte mbi luftën me Iranin.

Presidenti i SHBA-ve u bëri thirrje diplomatëve iranianë të dorëzohen në këmbim të imunitetit.

Me Messin në krah, Trump tha: “U bëj thirrje të gjithë anëtarëve të Gardës Revolucionare, ushtrisë dhe policisë të dorëzojnë armët. Ne do t’ju japim imunitet dhe do t’ju vendosim në anën e duhur të historisë”.

“Pra, do të jeni plotësisht të sigurt me imunitet të plotë, ose do të përballeni me vdekje të sigurt”.

“Gjithashtu, po u bëjmë thirrje diplomatëve iranianë në të gjithë botën të kërkojnë azil dhe të na ndihmojnë të formojmë një Iran të ri dhe më të mirë me potencial të madh”, theksoi Trump.

Është një imazh që do të hyjë në histori dhe një që shumë tifozëve nuk u pëlqeu: Trump duke folur për Iranin me Messin në krah.

Advertisement