Connect with us

Bota

Lufta/ Sulm rus në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa në Kiev dhe Odessa

Rusia ka ndërmarrë një sulm në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa dhe ka goditur Kievin dhe Odesën përgjatë natës. Sulmet kanë qenë të fuqishme në kryeqytetin e Ukrainës dhe në Odesa duke shkaktuar shumë shpërthime e disa zona morën flakë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se Kievi u godit nga 35 dronë kamikazë që ishin të prodhuar nga Irani. Ai shkroi se mbrojtja ajrore i shkatërroi këto dronë. Nga sulmi në Kiev, deri më tani janë raportuar vetëm 5 të plagosur. Kryetari i bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Vitalii Klitschko tha se tre persona u plagosën në rrethin Solomyansky dhe dy në rrethin Sviatoshyn. Pas sulmeve, banorët u mblodhën në strehimore.

Sipas raporteve nga ushtria ukrainase, mbetjet nga dronët anti-ajrorë të rrëzuar dëmtuan një tubacion gazi dhe një depo karburanti. Ndërkohë, forcat ruse granatuan tetë komunitete në rrethin Sumy, duke gjuajtur më shumë se 109 të shtëna me lloje të ndryshme armësh.

Në Bakhmut, rusët kanë rritur intensitetin e bombardimeve të tyre me armë të rënda dhe ende shpresojnë të pushtojnë qytetin deri më 9 maj. Themeluesi i Wagner, Prighozin, tha një ditë më parë se nuk do të tërhiqet nga Bakhmut, pasi Moska i ka premtuar më shumë municion.

Forcat ruse granatuan tetë komunitete në rrethin Sumy, duke gjuajtur më shumë se 109 të shtëna me lloje të ndryshme armësh. Kjo është raportuar nga administrata ushtarake e distriktit Sumy në Facebook, siç raportohet nga Kyiv Independent. Sipas postimit, Rusia bombardoi komunitetet e Bilopillia, Krasnopillia, Velyka Pysarivka, Znob-Novhorodske, Esman, Seredyna-Buda, Nova Sloboda dhe Yunakivka. Forcat ruse përdorën artileri për të shënjestruar komunitetin e Bilopillia. Një banesë private mori flakë nga bombardimi. Komuniteti Bilopillia në pjesën qendrore të rrethit Sumy përjeton granatimet më të shpeshta, tha Taras Savchenko, ushtrues detyre i kreut të administratës ushtarake të Territorit Sumy.

Lufta/ Sulmi ajror në Kiev! Ukraina: Shkatërruam 35 dronë kamikazë, ishin të prodhuar nga Irani

1683522824_Screenshot6.jpgMbrëmë rusët sulmuan Kievin me 35 dronë kamikaze të prodhuar nga Irani. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës me anë të një postimi në Facebook.”Në natën e 8 majit 2023, armiku sulmoi përsëri Ukrainën, duke përdorur UAV-të sulmuese Shahed të prodhuara nga Irani. Mbrojtësit tanë shkatërruan 35 nga 35 dronë”, thuhet në postim.

Advertisement