Connect with us

Rajon

‘Luftë në Ballkan’/ Ambasadori rus për tensionet në Veri

Ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Bocan-Kharchenko tha se situata në Kosovë dhe Metohi është e rrezikshme dhe se mund të çojë në gjakderdhje të re.

“Kjo situatë është e rrezikshme, sepse mund të ketë një shpërthim edhe më të madh të konfliktit dhe gjakderdhja në veri të Kosovës, mund të çojë në përhapjen e tensioneve në të gjithë Ballkanin, ose të paktën në një pjesë të Rajonit të Ballkanit” – tha Bocan-Kharchenko
Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe Perëndimi në tërësi gjithmonë tregojnë një qasje të njëanshme për zgjidhjen e problemeve.

Nga ana tjetër, Zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse, Maria Zakharova, ka  bërë një deklaratë, në të cilën “ka prezantuar një analizë” të kësaj situate nga perspektiva e Federatës Ruse. Për krizën e krijuar në veri, ajo ka drejtuar gishtin drejt NATO-s, të cilën e konsideron “përgjegjësen” për atë që ndodhi dhe ka akuzuar këtë Aleancë për “qëndrim selektiv”, si në lidhje me krizën në zhvillim, ashtu edhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Advertisement