Pinknews
Luiz Ejlli e konfirmon, do të jetë pjesë prezantues i “Ferma VIP 2”?

Prej ditësh, rrjeti po zien nga spekulimet se fituesi i Big Brother VIP Albania 2, Luiz Ejlli, mund të jetë pjesë e sezonit të dytë të reality show-t Ferma VIP, por këtë herë në një rol të ri.
Edhe pse më herët Fjoralba Ponari ka konfirmuar se do të rikthehet si moderatore e programit, disa burime po hedhin dyshime mbi këtë dhe po spekulojnë për një angazhim të mundshëm të Luizit.
Ajo që ka shtuar më shumë dyshimet është një video e postuar nga vetë këngëtari në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e Ferma VIP.

Kjo ka bërë që fansat e tij të spekulojnë nëse Luizi po përgatitet për të qenë prezantues, konkurrent apo thjesht pjesë e një surprize në spektakël.
Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse kjo video është e lidhur me programin apo është pjesë e një projekti të ri muzikor. Megjithatë, fakti që Luizi di si t’i mbajë ndjekësit e tij kuriozë, vetëm sa ka shtuar më shumë pritshmëritë.
Për momentin, të gjithë sytë janë tek ai dhe produksioni i Ferma VIP, për të parë nëse këto thashetheme do të konfirmohen apo do të mbeten thjesht spekulime. A do të shohim Luiz Ejllin në një rol të ri në këtë spektakël? Kjo mbetet për t’u parë!

