Banorët u habitën kur Luizi u bë pjesë e shtëpisë, duke qenë se ai ka qenë një ndër lojtarët më të spikatur të lojës. Moderatori iu tha banorëve me shaka që Luizi do të jetë banori më i ri i BBV3. Ata e mirëpritën ardhjen e tij, por Ledioni nuk ka lënë pa komentuar edhe fytyrat e tyre kur e morën vesh lajmin.
U prenë fare – thotë ai.
Luizi krijoi një atmosferë mjaft elektrizuese në shtëpinë e BBV3, ku prezantoi për banorët këngën e tij më të re “Kce”.