Connect with us

Pinknews

Luizi dhe Maestro përqafohen: Të dua

Marrëdhënia e komplikuar mes Armaldos dhe Luizit ka konfuzuar të gjithë banorët. Ata zakonisht në mbrëmje griden dhe në mëngjes bëjnë paqe.

Mbrëmjen e kaluar, Luizi shprehu hatërmbetje me Maestron, pasi ai i shkundi hirin e duhanit në dorë. Luizi i tha atij që në qoftë se ka zgjedhur të luajë në këtë mënyrë, atëherë duhet të përgatitet edhe për lojën e tij.

Ndonëse mbrëmë ata patën ngacmime lidhur me këtë çështje dhe Armaldo thuajse nuk fjeti fare, nën frikën se Luizi do i bëntë diçka në gjumë, mëngjesin e sotëm ata u përqafuan dhe u sollën sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Madje, Luizi i shprehu dashurinë Maestros, duke i thënë “Të dua”.

Situata mes dy banorëve, u komentua nga Bledi, i cili po qëndronte në oborr me Diolën, Nitën dhe Valbonën.

Sipas tij, ata debatojnë në mënyrë të qëllimshme, pasi nuk duan që vëmendja të largohet nga ato.

Advertisement