Connect with us

Pinknews

Luizi dorëzohet: Nuk mundem të luftoj më

“Big Brother VIP” ka nisur prej më shumë se një muaji dhe Luiz Ejlli ka marrë vëmendjen që nga dita e parë e deri më sot. Por duket se situatat dhe dinamikat në shtëpi e kanë lodhur.

Madje Luizi po mendon largimin. Në një bisedë me Kiarën, ai deklaroi se nuk duron dot më pasi i ka të gjithë kundër dhe është i vetëm përballë tyre. Luizi u shpreh se nuk është i pathyeshëm dhe i paprekshëm dhe se 3 muaj qëndrim janë shumë.

“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që… Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë. Tre muaj janë shumë, s’dihet kush vjen. I kam të gjithë bashkë kundër, s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. Nuk mund të luftoj kaq gjatë.”- tha ai.

Nga ana tjetër, Kiara i dha kurajo dhe i tha të vazhdojë betejën për të fituar çmimin e madh.

 

Advertisement