Connect with us

Pinknews

Luizi e hoqi nga Instagrami, Mikela ka diçka për të thënë

Pak ditë më parë, Luiz Ejlli “u vendos” sërish në qendër të mediave rozë për shkak të lëvizjeve në Instagram. Ai hoqi nga lista e personave që ndjek, pothuajse të gjithë personat që kanë pasur lidhje me formatin e Big Brother. Duke nisur nga Arbana Osmani e Eduart Grishaj, e deri te ish-banorët.

Disa prej tyre vendosën të mos reagonin, e të tjerë bënë të kundërtën. Pas Efit, ka reaguar edhe Mikela Pupa. E ftuar në “Shqipëria Live” ajo u shpreh nuk i kushton rëndësi veprimeve të tilla, teksa shtoi se i respekton të gjithë ish-banorët.

“Unë kam respekt dhe kam komunikim për të gjithë banorët. Seç bëjnë heqin e shtojnë nëpër Instagram nuk u kushtoj rëndësi fare, kudo që i shoh i përshëndes. Siç përshëndeta edhe Luizin poshtë, që më kishte hequr para dy ditësh nga Instagrami. Për mua nuk bëjnë sens këto gjëra, me qëllim që të përflitesh. Unë kam respekt për të gjithë”, tha Mikela.

Advertisement