Pinknews
Luizi i bën kërkesën e papritur Kiarës: E lëmë lojën dalim nesër!
Si çdo mbrëmje Luiz Ejlli shkon pranë Efi Dhedhes dhe Kiara Titos për të biseduar, e sigurisht që nuk mungojnë as batutat dhe të qeshurat pafund.
Teksa ishin shtrirë në krevatin e Efit, Luizi vazhdon e flet për Kiarën se sa e mirë është. Pastaj pyet Kiarën ‘a e lëmë lojën, dalim nesër’, se aty nuk kanë as kamera dhe as spektatorë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: O sa e mirë është kjo moj
Efi: Po na ke çarë kokën o burrë, e morëm vesh
Luizi: Po nuk kam ça të bëj moj se jam bërë për ta ngrënë
Efi: A mirë, ikni i çik aty
Luizi: Po njësoj është si këtu si atje
Efi: Po e thoni me zë të ulët
Luizi: Mirë po ja them me të ulët
Efi: Jo, jo, je te krevati im mos harro
Luizi: A e lëmë këtë lojën, boll. E kam seriozisht, e lëmë lojën dalim nesër. E kam seriozisht, nuk jam duke u talluar
Kiara: Ikim fare?
Luizi: Fare pra fare
Kiara: Po ku do ikim?
Luizi: Në shtëpi moj. Po jena në shtëpinë tonë, pa kamera, pa mikrofona, pa spektatorë. E kam seriozisht
Efi: I ka ikur truri domethënë