Connect with us

Pinknews

Luizi vazhdon përplasjet me Efin: Ke ditur ta luash rolin e viktimës më bukur nga të gjithë

Këngëtari Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes janë përfshirë në një debat së fundmi teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP. Dyshja të cilët në fillim ishin miq të mirë, së fundmi kanë pasur përplasje me njëri tjetrin. Luiz Ejlli iu drejtua Efit duke i thënë se është e vetmja banore që ka luajtur rolin e viktimës më bukur se të gjithë banorët e tjerë dhe prandaj doli e preferuar tek publiku. Ndërsa Efi iu përgjigj duke i thënë se ndihej e qetë dhe se nuk e vret ndërgjegjia për atë që Luizi mendon se ka bërë.

Pjesë nga biseda e tyre:

Luiz Ejlli: Ti je e vetmja banore që ke luajtur rolin e viktimës më bukur se të gjithë. Jo viktimizim duke qarë, por viktimizim me kokën lartë që është shumë e bukur. Hallall ta bëftë Zoti. Falë këtij viktimizimi dole e preferuar.

Efi Dhedhes: A thua?

Luiz Ejlli: Më beso.

Efi Dhedhes: Më beso ti mua. A e di se nuk më vret ndërgjegja fare. Unë këtë siklet kam si njeri. Në momentin që fillon dhe më vret ndërgjegja nuk di se si të justifikohem. Por kur nuk më vret ndërgjegja, ti mund të thuash çfarë të duash nga mëngjesi deri në darkë. Dua ta kuptosh nuk e justifikoj veten time fare, veprimet e mia fare. Jam shumë e ndërgjegjshme, e vetëdijshme e menduar shumë mirë për çdo gjë që kam folur dhe kam bërë.

Kujtojmë se mes të dyve, përplasja nisi kur Efi nëpërmjet një videoje shprehej për situatën Luiz-Kiara, deklaratë që iu keqkuptua kur hyri sërish brenda shtëpisë.

Të shtunën Efi së bashku me Luizin dolën më të preferuarit e publikut.

Advertisement