Connect with us

Bota

Luksemburgu investon shumë në shëndetësi, por nuk arrin të reduktojë numrin e duhanpirësve

Një nga vendet më të pasura në botë, që investon shumë në shëndetësi, sërish nuk arriti të reduktojë numrin e duhanpirësve.Sipas të dhënave të fundit nga Fondacioni Kombëtar i Kancerit, deri në 27 për qind e Luksemburgasve pinë duhan dhe dy të tretat e tyre pinë duhan çdo ditë. Pothuajse një e katërta e atyre që konsumojnë duhan përdorin cigare (23 për qind), ndërsa 22 për qind pinë shisha dhe 17 për qind cigare elektronike dhe shumica e tyre janë nën moshën 25 vjeçare.Fondacioni thotë se numri i të rinjve që konsumojnë vape është në rritje dhe se situata është alarmante.

Sipas të dhënave nga hulumtimi i kryer në një kampion prej 3,397 të anketuarve mbi moshën 16 vjeç, 36 për qind e të rinjve luksemburgas nën moshën 25 vjeç pinin vape vitin e kaluar. Kjo është një rritje drastike krahasuar me 21 për qind që ishte një vit më parë.Luksemburgu ka cigaret dhe produktet më të lira të duhanit në Evropë.Ministrja e Shëndetësisë, Martina Depre, ka paralajmëruar rritje të çmimit të cigareve, por nuk dihen detaje shtesë dhe as nuk ka pasur ndonjë aktivitet qeveritar në këtë drejtim deri më tani.

Advertisement