Connect with us

Kosova

Luksi i shfrenuar i një presidenti që thotë se bën një jetë modeste

Gazetarët e portalit të Brukselit ‘Politiko’ tërhoqën vëmendjen për “sekretin” që I fshihet votuesit serb, edhe pse për të cilin flitet ne një pjesë te publikut – se “modesti” Aleksander Vuçiq gëzon një luks të paimagjinueshëm për shumicën e qytetarëve… Dhe ata lanë të kuptohet diçka për korrupsionin…

Në tekstin kushtuar aktit balancues të Vuçiqit mes Perëndimit dhe Lindjes, gazetarët e Politiko theksojnë se pas një interviste një orëshe presidenti i ftoi në restorantin ‘Salon 1905’, i cili shpesh pretendohet se është më i shtrenjti në Beograd.

“A ishte Vuçic, një njohës i verërave dhe gustator, i etur që ne të provonim një nga restorantet e tij të preferuara, të vendosura në kooperativën e madhe të Beogradit?” Apo ky Vuçiq, një shahist i aftë, që herë pas here frustrohet nga shkrimet e Politiko për sundimin e tij, po përpiqej të na zbuste”- pyesin gazetarët e portalit.

Ata gjithashtu shkruajnë për një problem të papritur – domethënë, kur donin të paguanin ushqimin e tyre, morën vesh se gjithçka ishte paguar nga kabineti i presidentit, gjë që “u shkaktoi një dhimbje koke kontabilistëve të Politiko , sepse tani ata duhet të kërkojnë një faturë nga Presidenca e Serbisë për të paguar ushqimin e bollshëm.”

Një darkë me verë të përfshirë, sipas një menuje të paracaktuar, në Salon 1905, meqë ra fjala, kushton nga 165 deri në 210 euro.

Por versioni ‘a la cart’ mund të jetë dukshëm më i shtrenjtë…

Advertisement