Politike
“Luli i kishte rënë shkurt”/ Rama: PD sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë

“Ne votat tona kemi marrë përsëri, ndërkohë që këto 200 mijë janë ata që qëndruan në shtëpi ose zgjodhën të ngushëlloheshin me drejtime të tjera. Po të ishte Luli do i kishte rënë shkurt, do kishte thënë kanë vdekur, ndërkohë këta të tjerët që i bien më gjatë do vazhdojnë të thonë që i kemi blerë ne. Por llogaria nuk del përsëri. Gjithsesi kjo katandisje keq e më keq, e asaj që lindi si partia e rinisë shqiptare për liri e demokraci, që sot është uturaku i një 80-vjeçari të pashpresë, non grata me vulë dhe non grata me votë, nuk është as zgjedhja jonë dhe as problemi ynë për të zgjidhur. Na u desh muajt e fundit të merremi me atë uturak madhështor, për arsyet e pashmangshme të ballafaqimit zgjedhor, që sinqerisht e bëra nga halli, jo nga malli, le ti lëmë në llucën ku llokoçitken prej 12 vitesh dhe do vazhdojnë ta bëjnë duke u zhytur poshtë e më poshtë,” tha Rama.

