Connect with us

Politike

Lulzim Basha thotë se PD do hapë një shkollë politike për gratë dhe vajzat

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zbuluar se do të hapet shkolla Politike, “Sabiha Kasimati”, dedikuar grave dhe vajzave.

Kreu i PD-së, thekson se ky projekt ka për synim fuqizimin e rolit të tyre në vendimmarrje. Ai u shpreh se do të kërkojë që në çdo degë një grua të ketë post drejtues.

Basha deklaroi se zëri i gruas është më i besueshmi, prandaj duhet të jenë ato që ofrojnë zgjidhje.

Fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohjen e madhe ndaj nënave e grave shqiptare. Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë.

Sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria, ti japim hapesire ne drejtim. Une do te kerkoj qe ne cdo dege nje grua te kete nje post drejtues.

Zeri i gruas eshte me i besueshem se eshte dhe zeri i sakrifices me te madhe, eshte ajo qe ashtu si per familjen e di kush eshte e mira apo e keqja edhe per Shqiperi e njejta gje.

Prandaj duhet te jeni ju qe te ofroni zgjidhje, te jeni zeri kryesor i propozimeve ne programin tone dhe ato qe e perhapin me pas dere me dere”, tha Basha
Advertisement