Kosova
Lumir Abdixhiku: Nuk e votojmë Planin Europian
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e cilësoi tejet të rrezikshme dhe të dëmshme pikën 7 të marrëveshjes persa i përket statusit të Kishës Ortodokse Serbe, për të cilën tha se është e njëjta sikurse në Mal të Zi. Madje kreu i LDK-së u shpreh i bindur se kjo marrëveshje as nuk do të sjellë njohje dhe as nuk është përfundimtare.
Abdixhiku deklaroi edhe që nëse marreveshja vinte ne Kuvendin e Kosoves ne kete forme, Lidhja Demokratike nuk do ta votonte
Hiç më pak i ashpër ndaj Kurtit u tregua edhe deputeti Lutfi Haziri, për të cilën u shpreh se nuk e ka besuar që Kryeministri do të ishte paraqitej aq guximshëm për të thënë se ajo që ishte arritur në Bruksel më 27 shkurt, është një marrëveshje e mirë.