Connect with us

Kosova

LVV-ja përçarëse e Preshevës/ Arifi hedh akuza

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka kritikuar partinë në pushtet në Kosovë, Lëvizjen Vetëvendosje, pasi sipas tij, ajo ka përçarë spektrin politik në Luginë të Preshevës.

Arifi ka theksuar se që nga viti 2015 e tutje deri në vitin 2020 ka pasur një unifikim të shqiptarëve atje, duke potencuar se në po këtë vit, kanë bërë një listë për zgjedhjet parlamentare në Serbi.

Sipas tij, ky unifikim që ka ndodhur për herë të parë pas 30 vjetësh, pas përçarjes nga VV-ja.

“Këtë e di çdo preshevarë dhe çdo shqiptar që përcjell politiken në Luginë të Preshevës, që më hyrjen e VV-së në pushtet, në atë moment dhe ndërhyrja e saj në Preshevës nuk ka sjellë vetëm përçarjen e kësaj liste, këtij procesi të unifikimi, por edhe ka sjellë probleme të tjera”, ka thënë Arifi.

Advertisement