Kosova
LVV tenxhere me presion/ Shumë rryma të ndryshme politike janë të përfshira
“Në Levizjen Vetevendosje jane te perfshira shume rryma”, tha profesori universitar Nexhmedin Spahiu dhe shtoi se është e lehtë kur merr pushtetin, por se në pushtet “nuk mund të jesh liberal dhe konservator në të njëjtën kohë”.
“Vetëvendosja është një tenxhere shkrirjeje, ku ka shumë rryma. Aty janë përfshirë shumë orientime të ndryshme politike, nga konservatore në liberale, nga fetarë te ateistë. Sigurisht që është e lehtë të ftosh njerëz kur dëshiron të marrësh pushtetin, por kur e ke pushtet, atëherë duhet të tregosh me kë je, sepse nuk mund të jesh njëkohësisht edhe liberal, edhe konservator I partisë në pushtet” – theksoi profesori, duke shtuar se gjithashtu janë të shumtë ata që jane larguar nga Vetëvendosje, jo vetëm deputetë, por edhe anëtarë.
“Ka ende shumë kohë deri në muajin shkurt kur do mbahen zgjedhjet. Tani thuhet se vetëvendosja do të dale e para, por me çfarë numri votash nuk mund te dihet. Nese nuk marrin shumicën absolute, ka shumë mundësi që opozita aktuale të formojë qeverinë” – deklaroi Spahiu, I cili beson se është e mundur që Vetëvendosje të fitojë 40 për qind por edhe të humbasë pushtetin në të njëjtën kohë.