Aktualitet
Ma ktheni/ Përpjekjet e dëshpëruara të shqiptarit
Një shqiptar i dëshpëruar është përpjekur të ndalojë një autobus që po transportonte azilkërkues nga objekti i emigracionit në Manston.
Ai kishte zbuluar se të afërmit e tij po ndaloheshin në vend, pasi kishte parë një foto të nipit në faqen e parë të gazetës britanike Metro. Pasi udhëtoi nga Oksford, ai u përpoq të hynte në një autobus ku ndodheshin emigrantët për të gjetur familjen e tij.
Arben Halili mësohet të ketë thënë: “Ky është nipi im”.
Një gazetar i Sky News tha se shqiptari zbuloi se familja e tij po mbahej atje, pasi kishte parë një fotografi të nipit të tij 8-vjeçar në median britanike Metro.
Fotografia e faqes së parë tregonte disa fëmijë të ulur pas një gardhi me tel. Nipi i Arbenit thuhet se është mbajtur në Manston për tre javë, ku fëmijët kanë qenë mes mijëra njerëzve të detyruar të flenë në objektin e pajisur pa shtretër, pa ajër të pastër dhe pa tualete.
Manston është projektuar për të mbajtur deri në 1,600 njerëz për jo më shumë se 24 orë, por të hënën kishte 4,000 në vend./