Politike
Macron njoftoi pezullimin e liberalizimit të vizave, Berisha: Pritej sanksionimi i Serbisë, jo i Kosovës
Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas njoftimit të Presidentit të Francës Macron se kishte pezulluar liberalizimin e vizav e për Kosovën.
Sipas Berishës, në fakt është Serbia ajo që duhej sanksionuar dhe jo Kosova.
“Prisja që Presidenti i nderuar francez të njoftonte sanksione ndaj Serbisë, por politika e sanksionimit të viktimës nuk mendoj se është një politikë që mund t’i shërbejë avancimit të problemit.
Sanksione, ai që kryen një agresion, ai që kryen akt terrorist, stërvit terroristë, i pajis me mjete ushtarake dhe shpall zi. Nëse duam të zgjidhim problemin i vlerësojmë gjërat me objektivitet.
Macron ka pasur një problem me vizat që para 3 vitesh, problemi ishte krimi i organizuar shqiptar, por e siguroj se ka vetëm një kokë “Meduze”, që është Rama. Kosova ka një kriminalitet shumë herë më të ulët se Shqipëria” tha Berisha.