Connect with us

Kosova

Madridi në panik, jo nga njohja e Kosovës, por nga Vuçiçi

“Nuk ka gjasa që Madridi tani për tani do të marrë një vendim për njohjen e Kosovës. Këtë e mbështet edhe fakti se propozimi për njohjen e Kosovës është paraqitur nga deputetët katalanas. Për arsye simbolike, por edhe për frikën reale të ringjalljes së separatizmit në vendin e tyre, qeveria spanjolle nuk do ta pranojë”- kështu tha për median serbe Danas, analisti politik Dragomir Angjelkoviç.

Kujtojmë se grupi i deputetëve katalanas “Junts” i propozoi Parlamentit të Spanjës që qeveria e atij vendi të njohë pavarësinë e Kosovës, si shtet ligjor dhe demokratik dhe sipas mediave, ky propozim duhet të diskutohet në parlamentin vendor.

“Junts” beson se “në mbështetje të përpjekjeve të institucioneve dhe popullit të Kosovës në mbrojtje të së drejtës së tyre për të ekzistuar si shtet i pavarur, Spanja duhet të heqë dorë nga refuzimi i saj dhe duhet të vazhdojë me njohjen aktuale të Kosovës” – thuhet në deklaratë.

“Refuzimi i Spanjës për të njohur një shtet që ka ushtruar të drejtën e tij legjitime për vetëvendosje është një pengesë për politikën e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në BE dhe është një faktor në destabilizimin e zonës në kontekstin e karakterizuar nga lufta në Ukrainë, të cilën kjo pjesë e Evropës e përjeton me ankth të veçantë” – potencoi “Junts” në shpjegim.

Analisti Angjelkoviç beson se marrëdhënia mes vendeve që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës filloi të ndryshojë në momentin që Vuçiç pranoi planin franko-gjerman.

Sipas fjalëve të tij, pas kësaj Spanja, Sllovakia, Greqia, Rumania, madje edhe Qiproja filluan të ndryshojnë qëndrimin e tyre ndaj Prishtinës në atë drejtim, duke përfshirë edhe mbështetjen më të madhe për hyrjen e saj në institucione të ndryshme ndërkombëtare.

“Megjithatë, kjo nuk do të thotë se këto vende do ta njohin Kosovën në këtë fazë. Këto janë vende serioze që nuk heqin dorë lehtë nga politika e tyre, ndaj do të presin që Vuçiqi të poshtërojë Serbinë dhe rendin e saj kushtetues deri në fund dhe që ai të paktën në parim të shprehë gatishmërinë e tij që Beogradi të njohë të pavarësinë de jure te krahinës së saj jugore” – deklaroi i intervistuari i Danas duke shtuar se kur të vijë koha për një përmbysje radikale të politikës së Serbisë ndaj Kosovës, vetë Spanja do të iniciojë njohjen.

“Duhet të shqetësohemi për sjelljen e Vuçiqit, jo të Spanjës, sepse po të ishte ndryshe, Madridi, si dhe Athina apo Bukureshti, nuk do ta ndryshonin kursin e tyre dhjetëvjeçar në raport me Serbisë”- potencoi Angjelkoviç

Advertisement