Kosova
Majko reagon për Veriun: Rezultati final mund të dalë gabim
Që prej mëngjesit të djeshëm në veri të Kosovës janë rikthyer tensionet që kishin nisur të premten e javës që shkoi, pasi kryetarët e rinj të komunave veriore u futen brenda objekteve komunale.
Lidhur me situatën ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke treguar se qëndron krah SHBA-së lidhur me atë që po ndodh në veri të vendit. Gjithashtu nuk ka munguar eshe reagimi i ish-kryeministri shqiptar dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko.
Majko ka shkruar se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë për ta shfrytëzuar situatën.
Ai ka potencuar se këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.
Kryeministri Kurti është kritikuar ashpër edhe nga SHBA lidhur me aksionin në Veri. Sekretari i Shtetit Blinken ka deklaruar se veprimet e tilla do të kenë pasoja në raportet e Kosovës me SHBA.