Connect with us

Kronike

Makina del nga rruga dhe përplaset me reklamën, humbin jetën babë e bir (EMRAT)

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Shkodër–Hani i Hotit, në afërsi të rrethrrotullimit të Koplikut, ku si pasojë kanë humbur jetën babë e birë. Sipas njoftimit të policisë automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën në vendngjarje Valentin Bluda dhe babai i tij, Nikoll Bluda 76 vjeç. Ky i fundit ishte pasagjer në automjet. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në aksin rrugor “Shkodër – Hani i Hotit”, automjeti me drejtues shtetasin V. B., rreth 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me një reklamë në rrugë.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasi V. B. dhe babai i tij, shtetasi N. B., 76 vjeç,

Advertisement