Connect with us

Kronike

Makina del nga rruga, përfundon në spital shoferi jashtë rrezikut për jetën

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Berat-Dimal. Në vendin e quajtur “Kthesa e Lapardhasë”, një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë tensioni.

Drejtuesi i mjetit, Dhimitër Papa, është transportuar menjëherë me ambulancë drejt spitalit Rajonal të Beratit. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pa dëmtime serioze.

Sipas të dhënca paraprake, shkak i aksidentit mendohet se mund të jetë lagështira në rrugë. Ndërkohë që efektivët e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje, për të zbardhur dinamikën e aksidentit.

Raportohet se në zonë kanë shkuar edhe punonjësit e OSHEE-së, pasi si pasojë e aksidentit janë dëmtuar edhe lidhjet e linjës elektrike të zonës, pas përplasjes me shtyllën e tensionit të lartë. Punonjësit e OSHEE-së, kanë nisur riparimin e dëmtimit të shkaktuar nga përplasja,për të rikthyer sa më shpejt energjinë elektrike në këtë zonë.

Advertisement