Kronike
Makina luksoze u grabit në Durrës, policia e gjen në Lezhë
Një makinë luksoze, e grabitur disa orë më parë në qytetin e Durrësit, u identifikua nga policia në aksin rrugor Thumanë-Milot.
Shtetasi që drejtonte makinën e vjedhur u përpoq t’i devijonte policisë në fshatin Gjorm. Më pas është detyruar të lërë automjetin dhe të largohet me shpejtësi, duke përfitujar nga errësira e natës.
Autori nuk është identifikuar ende, ndërkohë që vazhdon hetimi për ngjarjen.