Connect with us

Kosova

Makina merr para biçikletën në Suharekë, 14-vjeçari plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Dobërdelan të Suharekës, ku për pasojë një i mitur është lënduar rëndë. Aksidenti ka ndodhur mes një makine dhe një biçiklete.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:25 minuta në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Nga aksidenti është plagosur një 14-vjeçar i cili ka marrë plagë të rënda.

“Mbrëmë rreth orës 19:25 minuta ka ndodhur një aksident mes një veture dhe biçiklisti në fshatin Dobërdelan të Suharekës. Biçiklisti i lindur më 2010 është goditur nga vetura me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.

Advertisement