Connect with us

Kronike

Makina përfundon në humnerë, raportohet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në dalje të fshatit Ungrej në Lezhë.

Një automjet ka dalë nga rruga, duke përfunduar disa metra poshtë saj.

Si pasojë e aksidentit, raportohet për disa të lënduar, ndërsa drejtuesi ka marrë fraktura të shumta në trup dhe është transportuar drejt spitalit të Lezhës.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Advertisement