Connect with us

Kronike

Makina përplas këmbësorët, vdes 65-vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur pasditen e djeshme në via Corridoni në Firence, zona Careggi i ka marrë jetën 2 personave, mes tyre një 65-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave vendase, edhe pse u dërguan menjëherë në spital, gjatë natës njëri prej të dyve, 65-vjeçari shqiptar, banues në Firence, nuk ia doli dhe ndërroi jetë. Tjetri është shtruar në spital me një prognozë të rezervuar. Dinamika po shqyrtohet nga policia bashkiake.

gjithçka ka ndodhur rreth orës 19:30 ku një makinë ka përplasur dy këmbësorë, të cilët në momentin e aksidentit ishin duke ecur në anën e majtë të trotuarit. Sipas rikonstruksionit fillestar të aksidentit dy këmbësorët duket se kanë qenë duke ecur në trotuarin e majtë të via Corridoni, nga piazza Tanucci në drejtim të piazza Dalmazia, kur një makinë, në tranzit në të njëjtën rrugë në drejtim të kundërt, për arsye ende të paqarta ka humbur kontrollin.

Makina ka përfunduar në trotuar, duke i marrë përpara të dy personat dhe pas përplasjes është kthyer në anën e kundërt, duke ndaluar. Në brendësi të automjetit dy personat e tjerë kanë mbetur të bllokuar dhe janë nxjerrë nga zjarrfikësja e Firences Perëndimore, e cila ka ndërhyrë në vend. Të liruar, të dy, babai në krahun e pasagjerit dhe djali 29-vjeçar i drejtuesit të mjetit, janë transportuar me plagë të lehta në spital.

Advertisement