Connect with us

Kronike

Makina përplas këmbësorin 55-vjeçar, transportohet në spital

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 11:30, në fshatin e Dimalit. Një automjet tip Volkswagen i cili drejtohej nga E.H 30 vjeç ka përplasur këmbësorin 55-vjeçar P.D.

55-vjeçari u dërgua në spital për mjekim, ndërsa shoferi u shoqërua në komisariat.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, në rrugën e fshatit Pobrat, Dimal, automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin E. H, 30 vjeç, ka aksidentuar shtetasin P. D., 55 vjeç, (këmbësor), i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesi i automjetit, është shoqëruar menjëherë në komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Advertisement