Connect with us

Kronike

Makina përplas me biçikletën, plagoset rëndë çiklisti (DETAJET)

Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore që lidh fshatin Manati me qytetin e Lezhës. Një automjet ka përplasur një biçikletë.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit dhe identifikimin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Advertisement