Connect with us

Kronike

Makina përplas për vdekje kalimtarin 59 vjeçar, ikën pa lënë gjurmë

Një aksident me vdekje u shënua në orët e vona të natës në rrugën dytësore Sukth-Manzë. Një automjet ende i pa identifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor J. M., 59 vjeç, i cili ka humbur jetën, informoi pak pas mesnate policia e Durrësit Policia po bënë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe po grumbullon informacion për të bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe rrethanat e ngjarjes.

Advertisement