Connect with us

Kronike

Makina përplaset me ambulancën, një i vdekur, plagoset edhe një 18-vjeçare

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Shkodër – Koplik, pranë fshatit Gruemirë.

Një makinë është përplasur me një ambulancë, ku dhe ka mbetur i vdekur Abaz Kuka, drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë e plagosur ka mbetur vajza e viktimës 18-vjeçe e cila ndodhet në spital.

“Rreth orës 08:35, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, autoambulanca me drejtues  shtetasin P. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. K., 57 vjeç dhe 2 pasagjerë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasi Abaz Kuka, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, dhe pasagjerja në automjet, vajza e tij, shtetasja D. K., 18 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Me shtetasin P. S. po kryhen veprimet procedurale”, informoi sot policia.

Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Advertisement