Kosova
Mali i Zi tërheq njohjen e Kosovës/ Flet ish-kryediplomati malazez
Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Miodrag Vlagoviç, beson se Qeveria në Podgoricë ndonëse e quan veten si pro-evropiane, në fakt është pro-ruse, dhe në këtë sens është në favor të tërheqjes së njohjes për Kosovën.
“Ata nuk janë në favor të vazhdimit të njohjes së Kosovës nga Mali i Zi. Ata janë kundër të gjitha këtyre vlerave. Në të njëjtën kohë, por edhe po promovohen si parti politike dhe politikanë që mund ta udhëheqin Malin e Zi drejt BE-së”, ka thënë Vlagoviç
I pyetur se sa e brishtë është situata e sigurisë në rajon, ish-ambasadori i Malit të Zi në Shtetet e Bashkuara të Amerikë, vlerëson se situata është vazhdimisht në prag të përshkallëzimit.
“Nuk i referohem vetëm sulmit të sponsorizuar nga shteti serb në Banjskë, por në përgjithësi, ka një sërë situatash të ndryshme potenciale të krizës, jo vetëm në pjesën veriore të Kosovës, por edhe në Bosnje dhe Hercegovinë”, ka potencuar diplomati
Persa i përket procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Vlagoviç theksoi se përgjegjësia e zgjidhjes së problemeve u takon të dyja palëve, ndërkombëtarëve, veçanërisht BE-së dhe SHBA-ve.
“Ata duhet ta shqyrtojnë situatën me kujdes, duhet të mos tregohen të njëanshëm dhe të vijojnë me përkëdheljen apo qëndrimin e zbutur ndaj disa qeverive dhe vendeve të rajonit. E kam fjalë konkretisht për Serbinë. Duhet të tregohet një qëndrimi i balancuar” – potencoi Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi
“Aktualisht shohim se ka bllokada të caktuara, të vullnetshme, të nevojshme, të pashmangshme dhe nga ato që mund ishin shmangur shumë kohë më parë. Dhe kjo situatë po na dëmton në fakt të gjithëve ne, sepse gjithçka që ka të bëjë më rajonin e Ballkanit Perëndimor është e ndërlidhur.” – deklaroi Miodrag Vlagoviç.