Aktualitet
Malltezi del nga SPAK-u: Jemi armiq të komunistëve dhe për ketë jemi krenarë
Dhëndri i ish-kryeminitrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, ka dalë nga Apeli i GJKKO pas gati tre orësh.
Në një prononcim për mediat, ai tha se jemi armiq të komunistëve dhe për këtë ndihet krenar.
“Lista numër një e armiqve të komunisteve janë tre veta nga familja Begeja. Edhe në atë kohë si tani ishin shpallur armiq të komunistëve.
Në Apel nxorën sa i takon diligjencës së katërt dymujore.
Në 4 diligjenca nuk ka asnjë fjalë për Sali Berishën. Sot u nxor diçka e re për gjykatën.
Jemi në situatën ku ose masat e Berishës ishin të paligjshme ose janë të pavlefshme.
Masat që u morën për kufizimin e lëvizjes, në rast se ishin kufizim liria janë të paligjshme sepse nuk shkuan në Parlament.
SPAK tha jo nuk janë kufizim lirie, por e bukura është që nuk e ka zbatuar atë. Menjëherë është masë e pavlefshme. Pra zëvendësimi i masës së pavlefshme është nul”, tha Malltezi.