Connect with us

Politike

Malltezi reagon pas vendimit të GJKKO për gjykimin e dosjes “Partizani”

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Abi Malltezi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të dërguar për gjykim dosjen “Partizani” në ngarkim të Berishës, Malltezit dhe disa personave të tjerë, ish-zyrtarë të shtetit dhe biznesmenë.

Ai thotë se drejtësia e re i është nënshtruar Edi Ramës dhe ka mbyllur sytë përballë padrejtësivë të SPAK, duke ndjekur dhe vetë të njëjtën rrugë (Gjykata e Posaçme).

“E gjithe akt-akuza nuk ka asnje prove apo veprim te individualizuar per askend, nuk ka asnje deshmi e asnje shkelje ligjire, e ca me pak ndonje fakt penal. Dhe kjo eshte e papranueshme ne nje shtet ligjor”, shkruan Abi Malltezi, i cili prej më shumë se një viti e gjysmë ndodhet në arrest shtepiak.

“Per turpin e vet, gjyqtarja e nenshtruar politikisht as nuk mori mundimin te detyroje korrigjime ne aktakuze e jo me ta kthente ceshtjen per hetime”, vijon ai, duke ju referuar gjyqtares së posaçme Flojera Davidhi.

SPAK e akuzon ish-kryeministrin, dhëndrin e tij dhe ndërtuesin Fatmir Bektashi, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”. Në këtë territor, janë ngritur 18 kulla banimi dhe shërbimesh.

Vendimi i sotëm i gjyqtares Flojera Davidhi do të thotë se për të gjithë personat e akuzuar për dosjen “Partizani”, do të nisë gjykimi i zakonshëm, që në seancën e radhës. Ata do të marrin pjesë në procesin gjyqësor si të gjithë personat ë tjerë nën akuzë apo të pandehur.

Advertisement