Sport
Mamaja e Pele nuk do marrë pjesë në varrim, zbulohet arsyeja
Legjenda e futbollit, Pele, ndërroi jetë pasditen e djeshme në moshën 82-vjeçare në San Paulo. Ai ka lënë pas 7 fëmijë, por sëbashku me ta edhe mamanë e tij 100 vjeçare, e cila nuk do të marrë pjesë në varrimin e tij, pasi vuan nga sëmundja e demencës.
Mamaja e Peles ishte gjithmonë një mbështetje e madhe për djalin e saj. Arkivoli i Pele do të kalojë pranë shtëpisë së mamasë Celeste, përpara se të dërgohet në banesën e fundit.
Celeste Arantes, mbushi 100 vjeç muajin e kaluar. Tre herë fituesi i Kupës së Botës në ditën e saj të lindjes bëri një postim në instagram.
I shoqëruar nga tre foto të tyre së bashku, ai shkroi në Instagram: “Sot festojmë 100 vjet nga jeta e Dona Celeste. Që në moshë të re, ajo më mësoi vlerën e dashurisë dhe paqes. Kam mbi njëqind arsye për të qenë mirënjohës që jam djali i saj. Unë i ndaj me ju këto foto, me shumë emocione për të festuar këtë ditë. Faleminderit për çdo ditë në krah, mami.”