Connect with us

Sport

Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! PSG fiton në limite

Champions League vijoi këtë të mërkurë me ditën e dytë në raundin e parë me formatin e ri. Duke nisur nga ora 18:45 u zhvilluan dy takime. Në Itali, Bologna dhe Shakhtar barazuan 0-0, ndërsa Sparta e Pragës mposhti 3-0 Salzburgun dhe një nga golat u shënua nga Qazim Laçi. Ndeshja më e rëndësishme e mbrëmjes u luajt në “Etihad”, aty ku Manchester City dhe Inter barazuan 0-0. Tri pikë për Celtic,PSG dhe Dortmund.

Në “Renato Dall’Ara” Bologna barazoi 0-0 kundër Shakhtar Donetsk. Debutimi për herë të parë në Ligën e Kampionëve ka qenë me pikë për italianët, që shpëtuan në minutën e katërt me penalltinë e humbur nga Sudakev. Në fund barazim i thatë dhe dy skuadrat që ndajnë nga një pikë.

Në “Epet Arena” të Pragës, Sparta fitoi 3-0 kundër Salzburg. Kairinen dhe Olatunji shënuan në pjesën e parë, ndërsa tri pikët e vendasve i “vulosi” Qazim Laçi me një gol brilant. Mesfushori i Kombëtares bëri një veprim fantastik dhe shtriu në tokë tre rivalët, duke shënuar në debutim. Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi morën minuta në pjesën e dytë për vendasit.

Në ndeshjet e orës 21:00, dueli më i rëndësishëm i mbrëmjes mes Manchester Cityt dhe Interit u mbyll 0-0. Loja ishte në pritshmërinë e tifozëve, me vendasit që dominuan dhe sulmuan deri në sekondat e fundit, por miqtë mbrojtën mirë.

Dortmund fitoi 0-3 në Belgjikë kundër Brugge. Gittens me dopietë dhe Guirassy (11 m) shënuan në pjesën e dytë. Më Paris, PSG iu fal Mendes në minutën e 90-të për të mposhtur Gironan, që debutonte në këtë turne.

Dueli që prodhoi më shumë gola u zhvillua në Skoci, ku Celtic fitoi 5-1 kundër Slovan Bratislavës. Scales, Furuhashi, Engels, Maeda dhe Idah shënuan për vendasit, ndërsa Uimmer për miqtë.

Champions League, raundi 1:

E mërkurë, 18 shtator 2024

18:45

Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk

Sparta e Pragës 3-0 Salzburg

21:00

Celtic 5-1 Slovan Bratislava

Club Brugge 0-3 Dortmund

Manchester City 0-0 Inter

PSG 1-0 Girona

Renditja:

Advertisement