Connect with us

Politike

Manastirliu, rivale e dobët, por s’e di nëse do hyjmë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së Tiranës

Ilir Alimehmeti, këshilltar i PD-së në Bashkinë Tiranë tha se brenda PS, Ogerta Manastirliu është kandidatja më e dobët.

“Brenda PS, Ogerta Manastirliu është një nga kandidaturat më të dobëta”, tha ai.

Po ashtu Alihmehmeti tha se nuk ka një kërkesë apo diskutim në struktura për një kandidaturë të mundshme të tij për Bashkinë Tiranë, megjithëse shtoi se duhet sqaruar diskutimet që zhvillohen në Kryesi për pjesëmarrje dhe mospjesëmarrje në zgjedhje,

“Jo nuk ka një kërkesë të këtij tipi, nuk ka një diskutim të këtij tipi në struktura. Paska dhe një diskutim në Kryesi, do hyjnë apo s’do hyjnë në këto zgjedhje të pjesshme. Kjo duhet sqaruar dhe Gjekmarkaj dhe Bardhi patën një qëndrim”, tha Alimehmeti. Ai tha gjithashtu, se PS nuk i ka votat në Këshillin Bashkiak, për ta shkarkuar Erion Veliajn.

Advertisement