Connect with us

Aktualitet

Mandarina me pesticide/ Nisin kontrollet në pikat e grumbillimit, autoritetet thirrje ndaj fermerëve

Pas bllokimit të rreth 20 ton mandarina që rezultuan me pesticide, autoritetet kanë shtuar kontrollet në pikat e grumbullimit. Po ashtu është kontaktuar edhe me fermerët të cilët kanë shitur këtë frut në pikën e grumbullimit në Divjakë.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka nisur kontrollet për të gjetur emrat e fermerëve që kanë prodhuar mandarinën në eksport.

Emrat e preparateve të lejuara për përdorim nga fermerët janë në një listë të Ministrisë së Bujqësisë në faqen e saj zyrtare. Lidhur me këtë, autoritetet u bënë thirrje fermerëve që të përditësohen vazhdimisht mbi këtë listë, e cila rishikohet çdo 3 muaj dhe preparatet që hiqen nga tregu cilësohen ne detaje.

Fermerët duhet të kenë një regjistër ku të shënohet lloji i pesticideve qe përdorin tek frutat dhe perimet.

Advertisement