Kosova
Manovra me timonin në makinën e asociacionit/ Reagime të ashpra nga SHBA-BE
SHBA-ja dhe BE-ja, shpesh kane insistuar që Kosova duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese draftin e Statutitte asociacionit te komunave me shumice serbe, por kryeministri Albin Kurti, megjithatë, refuzon ta dërgojë dhe javen e shkuar deklaroi se nuk mund ta formoje Unionin e komunave
Deputetja e Vetëvendosjes së Kurtit, Fitore Pacoli, ka thënë se draft-statutin e asociacionit duhet ta shkruaj Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.
Dhe përderisa Kurti pretendon se nuk mund ta formojë asociacionin, kurse Pacoli ka deklaruar se nuk po nxitojmë të krijojme një shoqatë të tillë, komuniteti ndërkombëtar, sipas studiuesit për Politika Evropiane (CEP) Millosh Pavkovic, po humbet durimin dhe po bëhet gjithnjë e më e qartë për zyrtarët e Kosovës dhe kryeministrin, se mesazhet e derguara nga perendimi nuk kanë shumë hapësirë për manovrim kur bëhet fjalë për asociacionin, veçanërisht SHBA-në dhe BE-në, me të cilët marrëdhëniet janë gjithnjë e më të tensionuara.
Pavkovic vlerësoi se deklarata e Albin Kurtit shkaktoi një reagim të ashpër nga SHBA dhe BE.
“BE-ja nuk dëshiron të humbasë më shume kohë, sepse atëherë do të vërë në pikëpyetje marrëveshjen e vitit 2023 dhe rrjedhimisht besueshmërinë, rolin dhe reputacionin e saj si ndërmjetëse në dialog” – politologu serb.