Connect with us

Politike

Mariana Semini emërohet anëtare e Gjykatës Kushtetuese

TIRANË- Mariana Semini do të jetë anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese që vjen nga radhët e Kuvendit! Ajo nuk arriti të merrte 84 vota, e për rrjedhojë nisur nga fakti që ishte më e votuara e KED, emërohet në GJK. Përtej akuzave të ardhura nga opozita, e cila me tone të ashpra tha se Edi Rama do Ardian Dvoranin, shumica nga mazhoranca votoi kandidaturën e Mariana Seminit, më konkretisht 58 vota për Seminin, 14 për Ardian Dvoranin dhe 2 për Arta Vorpsin. Që do të thotë se akuzat e dy palëve të PD, asaj të Sali Berishës si dhe Enkelejd Alibeajt se kjo qeveri po tenton të kap drejtësinë me anë të Dvoranit, u hodhën poshtë nga socialistët.

Real Story/ Kulluri: Nëse PS blen votat, Dvorani del i palegjitimuar! Çupi: PD e frikësuar! Nazarko: Na duhen njerëzit me karrierë në GJK! Minxhozi: Negociatat vlejnë më shumë se emri

Nga ana tjetër, votimi për Avokatin e Popullit që ishte nje tjetër çështje që ndezi debat sot në Kuvend, është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 votat e nevojshme për anjërin kandidat. Opozita donte kandidaturën e Ledio Brahos, por Rama ua bëri të qartë që asnjë nga socialistët s’do e votonin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Me 71 vota pro, Gentiana Sula zgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve! S’bëhet kuorumi! Shtyhet votimi për Avokatin e Popullit
Gentiana Sula zgjidhet në krye të Autoritetit të Dosjeve. Ajo mori 71 vota pro.Nga ana tjetër votimi për Avokatin e Popullit është shtyrë në seancën e radhës, pas Vitit të Ri, sepse nuk u arritën 84 vota për anjërin kandidat. Ora 22:34

Pritet të nisë votimi për anëtarin e GJK dhe Avokatin e Popullit, kush janë deputetët e opozitës në sallë (EMRAT)

1671744915_3d31ad27ba894d848bc5b530fe9ec3d7.jpgDiskutimet kanë përfunduar dhe brenda pak minutash do të nisë votimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e Popullit. Në sallë janë deputetët socialist, si edhe vetëm 8 deputetë nga opozita, mes tyre Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Agron Çela, Petrit Doda, Elda Hoti, Ferdindand Xhaferi.

Ora 21:23

Çështja Dvorani, Rama ironizon debatin me Bardhin: Si mund t’u bëj presion opozitës, kur deputetët e PS janë të lirë të votojnë kë të duan

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar debatin e bërë sot me deputetin e PD-së, Gazment Bardhi.

“Jetë parlamentare. Palaço: KM ka bërë presion mafioz mbi deputetët tanë për kapjen e Gjykatës Kushtetuese me një emër!

Unë: Si mund të kemi bërë presion për një emër kur deputetëve tanë u është lënë liri zgjedhje mes tre emrash?

Palaço: Se je mafioz dhe mafiozët kshu bëjnë”, shkruan Rama.

Ora 21:04

Berisha kritika Ramës për gjuhën në Kuvend, Spiropali: Na vjen si kokosh, por sot të gjithë bashke jeni më pak se një thelë

Kritikave që Sali Berisha i bëri kryeministri Edi Rama për gjuhën në Kuvend, iu përgjigj ministrja e Shtetit Elisa Spiropali. Ajo tha vetëm Sali Berisha nuk ka gojë që të flasë për etikën dhe moralin në Kuvend.“Na vjen si kokosh, por sot të gjithë bashke jeni më pak se një thelë, nuk lë rast pa përdorur fjalën “hajdut”, ordiner”, “tualet”, unë do doja që një ish kryeministër, një ish president të ishte në moshën që ju keni, të kishte dinjitetin për gjëra që ju përkasin të gjithëve, të ngriheshin në lartësinë që nuk e keni pasur kurrë, s’mund të kthehet kuvendi në një hapësirë ku ka akuza pa fund, të jesh politikan është bërë të kesh turp, s’flet dot njeri për asnjë ligj, edhe për Zotin do vini dhe do thoni fjalën e fundit. Do bëjmë këtu një Kuvend që të ketë hije, flisni për rrugët, kilometrat, po mos flisni ju këtu për Kodin etik, ju që as kod e as etik nuk keni përdorur kurrë. Kërkoj që rregullorja të zbatohet një e nga një që të ruajmë dinjitetin”, iu përgjigj Spiropali Berishës.

Ora 21:03

Berisha- Spiropalit: E kuptoj që fjala ‘vjedhës’ ju rëndon, po mos e bëni që mos ta përdor më

Pas fjalës së ministres së shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Spiropali, Berisha është shprehur se nuk do ta përdorë se nuk do ta përdorë më fjalën “vjedhës” nëse nuk vjedhin më. Edhe pse pa asnjë fakt konkret, Berisha sërish akuzoi kryebashkiakun Veliaj se ka udhëtuar në Iran në mënyre sekrete.
“Njeriu që ka bërë vizita sekrete sipas shërbimeve partnerë të përsëritura, është Erion Veliaj. Ke qenë ti me të apo jo, s’kam të dhënë. Veliaj ka shkuar në mënyrë të përsëritur në Iran. Ministri juaj i jashtëm ka qenë në Iran. Do të jap një këshillë: E kuptoj që fjala vjedhës ju rëndon, mos vidhni që të mos ta përdor.”- tha Berisha.
Ora 20:54

Berisha paralajmëron Nikollën: Po vazhduat të lini Ramën të ofendojë deputetët do keni konflikte shumë serioze në parlament

Ish kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar kryetaren e kuvendit, Lindita Nikollën se nëse vazhdon të tolerojë Ramën të replikojë me deputetët e opozitës do të ketë pasoja shumë serioze në Kuvend. Duke marrë shkasë nga fjala e kryeministrit, Berisha është shprehur se nëse do të vazhdojë kjo sjellje nga kreu i qeverisë do vijojnë konflikte shumë serioze.
“Zonja kryetare, ju, po e çoni parlamentin drejt katastrofës. Drejt konfliktit të pashmangshëm. Nëse këtu del kreu i juaj dhe në shkelje të çdo kodi e morali, shpërthen me një fjalor të padenjë ordineri. Të garantoj që parlamenti do ketë zhvillime të paparashikueshme. Ju, e lejoni atë të shfryjë si ordiner kundër deputetëve të opozitës. Unë e kuptoj se ai është brutal në mbledhjet e qeverisë, po këto janë brenda familjes tuaj. Kur shtihen në opozitë këto mund të bëhen shkak konfliktesh shumë serioze. Nëse do të drejtosh këtë parlament, duhet t’i japësh fund njeriut të që përdor këtë fjalor ndaj deputetëve dhe e shndërron këtë sallë në një tualet të gojës së tij.
Unë kam dorëzuar në parlament një ligj. Me të cilin u hiqet e drejta e parashkrimit për vepra penale, gjatë ushtrimit të detyrës, kryeministrave, ministrave dhe drejtuesve kryesore të agjencive që kanë të bëjnë me fondet dhe pasuritë publike. Ju, në mënyre antikushtetues, e bllokoni ligjin, duke shkelur çdo rregull dhe se sillni në parlament siç e kërkon rregullorja. Pse se sillni? Se e dini që në atë ligj për të gjitha këto vjedhje, nuk do ketë më parashkrim. Nuk parashkruhet më vjedhja e 420 mln euro me firmën e Edi Ramës.”- tha Berisha.
Ora 19:51

Bardhi reagon sërish pas sherrit me Ramën: Vepron si ‘Cosa Nostra’, po blen deputetët të çojë Dvoranin në Gjykatën Kushtetuese

1671722132_finalprojekt.00260117.Still003.jpgDeputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar sërish pas debatit që pati me kryeministrin Edi Rama në Kuvend. Bardhi thekson se shqetësimi që ai ngriti në parlament është shumë serioz, dhe se për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e kryeministrit. Sipas Bardhit fakti është se oligarkët e tij kanë tentuar fillimisht të joshin e më pas të shantazhojnë deputetë për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Bardhi e krahason Ramën me Cosa Nostrën në Itali, ndërsa shton se nuk ka sesi t’i drejtohet ndryshe përveçse mafioz.

‘Shqetësimi që ngrita sot në Parlament është shumë serioz. Dhe për shkak se është i vërtetë kjo solli shpërfytyrimin e Kryeministrit, i cili prej denoncimit që bëra, kaloi në një gjendje robotike, ku vetëm nxirrte fyerje teksa hapte e mbyllte shishen e ujit pavetëdijshëm.

Fakti është se oligarkët e tij, dhe të fortët që ka nën hyqëm, kane tentuar fillimisht të joshin, më pas të shantazhojnë deputetë e deputete për të siguruar vota për të dërguar Dvoranin në Kushtetuese. Kjo është shumë e rëndë. Tregon gjendjen e shtetit dhe demokracisë kur po hyjmë në vitin e 10 të qeverisjes së Ramës.

Çfarë bënte më shumë Cosa Nostra në Itali?! Ja këtë bënte. Caktonte gjykatësit e zyrtarët e lartë përmes lidhjeve politike e presionit. Kjo është drama e këtij vendi, jo fyerjet e Ramës, apo përjashtimi im nga seanca. Dhe, më thoni ju, si mund t’i drejtohem ndryshe, përveçse mafioz, kur ai vetë është në dijeni të plotë të këtij operacioni. Madje, bëhet nën kujdesin e posaçëm të Kryeministrit, siç ai ka qejf ti emërtojë eventet.’- shkruan Bardhi.

Ora 18:43

Debati i Ramës me Bardhin, Bejko ironizon akuzat e deputetëve të Berishës: Mos o Gaz ç’na bëre! Na hoqe milionat nga duart, mos aktro

1671725224_pagefff.jpgIsh-anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur me ironi debatit të ashpër në Kuvend të deputetit demorkrat Bardhi dhe kryeministrit. Të akuzuar gjithnjë nga grupi i Berishës se grupi i Alibeaj bashkëpunon me Ramën, Bejko ka publikuar një status në Facebook ku ironizon pretendimet e grupit të Berishës.

“Mos o Gaz, na hoqe milionat nga duart”, shkruan Bejko me ironi për të nënkuptuar se të gjitha akuzat e kampit tjetër të PD-së, janë të pavërteta.

“Mos o Gaz Bardhi, ç’ na bëre këshu që u zure me Ramën?!

E ke menduar mirë?!

Na prishe pazaret e tenderave, ooo zotëri!

Na hoqe milionat nga duart. Nuk ta kishim borxh këtë.

Mos i përmend me emra oligarkët o njeri, se do na mërzitësh foltoren e na djeg çdo shans bashkimi a bashkëpunimi me ta. Foltorja, këta që përmend ti si oligarkët e Ramës që i akuzon sikur po lobojnë për vota tek opozita për të zgjedhur Dvoranin e zi në Kushtetuese, i quan thjesht biznesmenë të mëdhenj.

Mos e tepëro kështu. Le të jemi të sinqertë me foltoristët tani.

Po ça them dhe unë….?

Ik o i shitur, ik, leri këto lojra duke bërë vet  sikur zihesh me Ramën për t’i hedhur hi syve Doktorit, Mulit, Mondit, Agronit, Albanës dhe gjithë ushtrisë së foltoristëve.

Kollaj e hanë ata këtë lojë.

Ooo Gaz-Alibasha, o pengu i Ramës!

Nuk ia hedh dot syrit vigjilent të foltores.

Pa le, e kishe lënë me Ramën të të gjunte dhe më grusht suratit. Po t’u prish skenari mor i shitur.

Nuk e pate këtë privilegj.

Mos aktro kot!”- shkroi Bejko.

Açka i kujton Ramës kur i shkoi për vizitë në shtëpi në Amsterdam, në 1998: E kam ende karrigen ku u ule! Rama: Isha atje për disa lidhje kriminale
Flutura Açka iu përgjigj kryeministrit Edi Rama në lidhje me pyetjen e këtij të fundit se si do të reagonte ajo nëse ndaj saj do të bëheshin akuza të pavërteta, si fjala vjen nëse ai do ta akuzonte për ushtrimin e prostitucionit në Holandë. Açka në fjalën e saj i kujtoi kryeministrit një episod nga vjeshta e viti 98 kur Edi Rama, si emigrant asokohe, i kishte shkuar dhe kishte pirë kafe në banesën e saj. Ndaj ajo i kërkoi të bënte kujdes me mënyrën se si fliste në parlament.
“Po e nis nga fundi për këtë çështjen e prostitucionit në Holandë, po shkoj shpesh në Amsterdam, shkoj kur kam nevojë të purifikojë shpirtin edhe mendjen dhe për të parë Van Gogun, por edhe për të marrë copy-right për autorët që botoj në shqip. Po në ato raste kam shkuar është e vërtetë. Po i kujtoj kryeministrit një rast kur ai ka shkuar jo si kryeministër në Holandë. Në shtëpinë time është një karrige ku jeni ulur ju në vjeshtën e vitit 98 atëherë keni qenë emigrant. Keni ardhur në shtëpinë time me disa miq dhe keni pirë kafe në shtëpinë time. Është akoma atje në shtëpinë time ajo karrige. Kur të bëni atë muzeun e nderimeve të mëdha mund të shkoni dhe ta merrni. Por të bëni kujdes kur flisni dhe kur fyeni të tjerët”, tha Açka.
Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq, por ta marrin atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.‘Nuk kam pretendim se kam ndryshuar. Unë kam vetëm një këshillë. Atë mos t’ju shkoj mendja për keq, merreni atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Për shpresat që keni pasur për mua, kur të largoheni nga Parlamenti do i shikoni gjërat më. Pse kam shkuar në Amsterdam? Përgjigja është për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë.’- u shpreh Rama.

i votimit do e shpjegoj”, tha Rama.

Advertisement