Connect with us

Kosova

Marioneta, zëdhënësa apo shprehja ‘më i rëndë bishti sesa sqepari’

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë “Lëvizja Vetëvendosje në momentin që ka ardhur në pushtet nuk ka lejuar ndarje të territoreve të Kosovës, si dhe nuk do të lejojë formim të Asociacionit mbi baza një etnike”, deklaratë kjo si hedhje dorashke dueli për SHBA përsa I përket qëndrimit amerikan për asociacionin

Muja ka theksuar se Albin Kurti dhe Lëvizja kanë përmbushur premtimet edhe për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Këshillin e Evropës, si dhe punën për liberalizim të vizave.

“Kemi ardhur në pushtet me dy çështje madhore, jo krijimit të ‘Zajednicës’, dhe e dyta jo shkëmbim të kufijve. Më pare tentativat kanë qënë. Kjo është konfirmuar detajisht edhe nga John Bolton, në intervistën e tij javën e kaluar, e që tregon qartazi se si elita politike e Kosovës në bashkëpunim me elitat e politikës në Serbi, presidentin Aleksandër Vuçiç, janë marrë vesh dhe kanë dashur ta ndajnë Kosovën. Sot  kjo është ndaluar”, tha Muja teksa theksoi: Zajednicë në Kosovë nuk do të ketë kurrë

Advertisement