Connect with us

Kosova

MARKETING ME KOSOVES/ Cilat vende do ta tërheqin njohjen e Kosovës

Presidenti serb, Aleksander Vuçic ka vazhduar me propagande dhe deklarata provokuese ndaj Kosovës. Së fundmi ai deklaroi se pret që në periudhën e ardhshme, “dy shtete të mëdha, më të mëdha se Serbia, do ta tërheqin njohjen e Kosovës. Ndonëse, kjo nuk është diçka e re nga ana e Vuçiq, mund të hidhen dyshime të ndryshme se çfare në realitet fshihet pas këtij “paralajmërimi”. Natyrshëm këtë mund ta lidhim edhe me zhvillimet e brendshme politike në Beograd dhe presionet me të cilat po përballet qeveria serbe. E për këtë teme ka folur avokati serb, Cedomir Stojkoviq. Ai tha se paralajmërimet për tërheqje të njohjes së Kosovës nga Vuçiq janë thjeshtë marketing politik, për ta tërhequr vëmendjen e popullit serb në drejtim të çështjes së Kosovës.

“Çështja e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës është gjithmonë pjesë e marketingut politik në Serbi dhe shërben për t’i dhënë audiencës përshtypjen se çështja e statusit të Kosovës është diçka që ende nuk është zgjidhur. Presidenti i Serbisë e bën këtë për t’i treguar audiencës se ka një lloj suksesi në politikën e jashtme persa i përket statusit të Kosovës. Megjithatë, në të drejtën publike ndërkombëtare, çështja e statusit të një shteti është një çështje e njëanshme – pasi të njihet pavarësia e një shteti, njohja e asaj pavarësie nuk mund të tërhiqet, ashtu si sapo lind një fëmijë dhe befas nuk mund të pretendohet se fëmija nuk ka lindur” – deklaroi Stojkovic.

Krahas kësaj, ai gjithashtu vlerësoi se nuk do ketë shtete që do ta tërheqin njohjen e Kosovës, pasi sipas tij, kjo eshte është npropagandë.

“Deklarata e askujt nga Beogradi nuk ndikon në pavarësinë e Kosovës’ – theksoiavokati serb, I cili nder te tjera foli edhe mbi atë se kush mund ta ndihmojë Vuçiqin në realizimin e propagandës së tij, dhe në këtë pikë përmendi lidhjet e Serbisë me Rusinë.

 

Advertisement